L’Albania si è mostrata solidale a questo Paese non a lei, Signor Ministro

0
481

di Anila Alushi – 30 agosto 2018

L’Albania si è mostrata solidale a questo Paese non a lei Signor Ministro. L’Albania è un popolo di migranti, è un popolo generoso e ospitale nonostante ancora povero. E sopratutto l’Albania non dimentica di essere stata aiutata dai suoi vicini italiani, ma non dimentica anche le sue dichiarazioni disprezzanti. O le becere frasi dei suoi seguaci scritte nei muri della Lombardia come ad esempio: “Albanesi tutti appesi!” Oh no, noi non dimentichiamo la dichiarazione della vostra deputata (ai tempi Lega Nord) e allora Presidente della Camera, Irene Pivetti, che senza il minimo pudore e sensibilità, disse che gli albanesi ANDAVANO BUTTATI A MARE!

E a mare ci finimmo davvero pochi giorni dopo: si chiamava Katër i Radës quella piccola nave affondata a Otranto. Ci morirono 81 di noi tra bambini, donne, uomini giovani e vecchi. Chiamarono quel naufragio “La Tragedia del Venerdì Santo” (28 Marzo 1997). Piangemmo quei morti da nord a sud e un intero Paese si vestii di nero. Ma poi i barconi ripartirono, era questione di sopravvivenza e lei lo sa bene anche se fa finta di non sapere. Lei fa finta di non capire perché la gente lascia casa e rischia la vita in mare. Lei fa finta Ministro, fa finta su molte cose, anche sul fatto che il più grande problema di questo Paese, a sentir lei, sembra siano gli immigrati.

Non abbiamo avuto il tempo di asciugarci le lacrime per i morti di Genova e Civita, che ecco che arriva lei con le sue crudeli decisioni per farci piangere e vergognare di altre vittime! Non siamo riusciti a consumare qualche giorno di lutto per quelle perdite e capirci qualcosa sulle responsabilità di quel crollo, che ecco che rispuntano le sue lagne puntando il dito solo verso gli immigrati! Per non parlare della fuga dei capitali, della disoccupazione, della Mafia, del degrado sociale, della povertà in crescita, ecc. Tutto in ombra!
Oggi dice nei suoi comizi, quelli dove i suoi fan si divertono con il suo triste sarcasmo, che l’Albania si è comportata meglio della Francia!! Suvvia Ministro, sappiamo bene che la Francia non si farà il minimo problema per questo suo ridicolo paragone. E sappiamo bene anche come la pensa su di noi: fosse stato per lei e i suoi, noi albanesi non saremmo stati accolti allora e non saremmo ben accettati nemmeno oggi.
L’Albania, posizionandosi al fianco dell’Italia, si è dimostrata riconoscente e generosa perché questo Paese se lo merita e questo Paese non è rappresentato solo da lei.
Non usi questo bel gesto a suo favore personale, non ci tratti da stupidi. Grazie!

-.-.-.-

testo originale di

Anila Alushi

Shqipëria u tregua solidare me këtë vend Zoti Ministër, jo me ju. Shqipëria është një popull emigrantësh, është një popull bujar dhe mikpritës edhe pse ende i varfër. Por mbi të gjitha Shqipëria nuk harron ndihmat e shumta nga fqinjët e vet italianë. Ashtu siç nuk harron deklaratat tuaja përbuzëse si kjo e fotografisë më poshtë marrë nga faqja juaj e Facebook-ut. Apo frazat e dhunshme të shkruara jo shumë kohë më parë, nga mbështetësit tuaj, në muret e Lombardisë, si “Shqiptarët duhen varur”!

Oh jo, ne nuk harrojmë deklaratën e turpshme të deputetes tuaj (atëherë quheshit Liga e Veriut), asokohe Kryetare e Parlamentit italian, Irene Pivetti, e cila pa minimumin e druajtjes dhe ndjenjës, tha që SHQIPTARËT DUHESHIN HEDHUR NË DET! Dhe të hedhur në det ne përfunduam vërtetë vetëm pak ditë më pas: e kish emrin Katër i Radës ajo anija e vogël që u fundos në Otranto. U mbytën 81 shqiptarë e midis tyre fëmijë, gra, burra e të moshuar. I vunë emrin “Gjëma e të Premtes së Shenjtë” asaj tragjedie në 28 Mars 1997. Vajtuam nga veriu në jug për ata të vdekur, një vend i tërë mbajti zi. Por, më pas, anijet dhe skafet vazhduan gjithsesi të lundrojnë drejt Italisë sepse ishtë çështje mbijetese dhe ju Ministër e dini mirë, edhe pse bëni sikur s’dini! Ju bëni sikur s’e kuptoni pse njerëzit braktisin shtëpitë e tyre, për të ardhur drejt Europës, duke rrezikur jetën në det. Ju bëni gjoja Ministër, bëni gjoja në lidhje me shumë gjëra.

Edhe për faktin që, duke ju dëgjuar ju, problemet më të mëdha të këtij vendi duket sikur vijnë nga emigrantët dhe refugjatët. Nuk patëm kohën të na thahen lotët për viktimat e Xhenovas dhe Çivitës, se ja ku dolët ju me një vendim mizor (mbi anijen Diciotti e cila u bllokua në brigjet italiane me në bord refugjatët nga Eritrea të cilët po vuanin nga sëmundje të ndryshme në kushte higjenike të turpshme) për të na bërë të qajmë dhe turpërohemi për viktima të tjera; nuk arritëm të mbanim zi për ata të vdekur e të kuptonim diçka lidhur me rrëzimin e asaj ure, se ja ku na dolët ju me ankesat tuaja të zakonshme të cilat e drejtojnë gishtin vetëm nga emigrantët! Për të mos folur rreth shvendosjes së kapitaleve, për papunësinë, për Mafian, për degradimin social, për varfërinë në rritje, etj. Gjithçka mbetur në hije!

Sot del e thoni nëpër mitingje, ato ku fansat tuaj haharisen me sarkazmën tuaj të trishtë, se Shqipëria na qënkërkësh sjellë më mirë se Franca! Hajde o Ministër se e dimë shumë mirë që Francës nuk i bën as ngrohtë e as ftohtë një krahasim qesharak si ky. Dhe e dimë mirë të gjithë si e mendoni ju lidhur me komunitetin tonë: të ishte për ju dhe mbështetësit tuaj, ne shqiptarët nuk ishim ndihmuar atëherë dhe nuk do ishim të pranuar as sot.

Shqipëria, me këtë gjest, duke u pozicionuar qartë në krah me Italinë, u tregua mirënjohëse dhe bujare sepse ky vend e meriton dhe ky vend nuk përfaqësohet vetëm nga ju.

Mos e përdorni këtë gjest në favorin tuaj personal, mos na trajtoni si budallenj. Faleminderit!”

*Sonila Alushi jeton me familjen prej shume vitesh ne Bergamo, Itali. Ajo drejton fondacionin “Migra” dhe eshte aktiviste e mbrojtjes se te drejtave te emigranteve.